×
Secondary Adv

Gjashte trendet e teknologjise qe do te udheheqin vitin 2016

Share on Google+

2015 ishte ndoshta një vit relativisht modest kur bëhet fjalë për risi të mëdha në fushën e teknologjisë. Shumë prej këtyre zhvillimeve ishin në thelb një vijimësi e tendencave, që u prezantuan për herë të parë në vitin 2014.  Makinat autonome, shtëpitë “e zgjuara”, realitete virtualë, drone, Windows 10, smartphon-ë të ndryshëm kanë qenë fillesat e 2014-ës dhe kanë vazhduar të zhvillohen gjatë vitit të kaluar.

 

Por në 2016-ën pritet të ketë ndryshime themelore. Disa nga parashikimet për trendet e teknologjisë këtë vit janë:

 

1. Realiteti virtual

Përmes një pajisjeje të vogël, do të mund të jeni bashkë me miqtë tuaj në një realitet virtual që mund ta zgjidhni vetë, brenda së cilit mund të bashkëveproni dhe të kryeni aktivitet njësoj si në jetën reale. Në vitin 2016, realiteti virtual më fund do të ketë shansin të shkëlqejë edhe në nivel të konsumit. Këtë vit në CES do të jenë ekspozuesit e 46 lojërave dhe realitetit virtual, rreth 68% më shumë nga viti i kaluar.

 

2. Paisjet teknologjike që mund të vishen 

Në CES këtë vit do të ketë 33 pjesëmarrës, të cilët do të prezantojnë teknologjinë që mund të vishet ( psh: Apple Watch). Ajo do jetë gati trefish më shumë se vitin e kaluar (12 në 2015).

 

3. Makinat autonome

 

Do të duhen më shumë se disa vite për të pasur makina plotësisht autonom, por 2016 do të jetë viti i partneriteteve midis kompanive të teknologjisë dhe atyre të prodhimit të automobilave. Ata do të punojnë në zhvillimin e automjeteve plotësisht autonome.

 

4. Inteligjenca artificiale

Në CES, do të ketë 23 prezantues për robotë, që shënon një rritje prej  71% nga viti i kaluar. Ata do jenë si asistentë të shitjes me pakicë, pastrues shtëpie etj. Përshembull Piper robot do të jetë në gjithë dyqanet në Japoni në fillim të këtij viti. Por përveç robotëve një vend të rëndësishëm në CES do të zënë edhe printerat 3D, një rritje prej 31% nga viti i kaluar.

 

5. Dronët

Në CES do të ketë 29 ekspozues, që do të prezantojnë drone, reth katërfish më shumë se vitin e kaluar. Pritet që këtë vit ata të kenë një teknologji më të përparuar ose sensorë ekstra.

 

6. Telefonat që vetë karikohen

Teknologjitë e reja disa prej të cilave do të prezantohen në CES kanë bërë të mundur që telefonat të karikohen me antë të gjatësisë së valëve. Në CES, Ossia Inc. dhe kompania japoneze e telekomit KDDI Corp do të prezantojnë një produket të quajtur Cota, i cili do të karikojë automatikisht telefonat në distancë. Kompani të tjera, si ajo izraelite “StoreDot”, në fillim të vitit do të krijojë një bateri për smartphon-at, që do të karikohet në 60 sekonda ose më pak.


Më të lexuarat